Persona të pa identifikuar kanë dërguar një letër kërcënuese ndaj xhamisë Fatih të Fondacionit të Çështjeve Fetare në Holandë në rajonin Roermond të Limburgut në Holandë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Degës së Shoqatës të fondacionit të xhamisë Fatih, Nevruz Özcan, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se nga një letër të dërguar me postë javën e kaluar ai ka marrë kërcënime për sulm ndaj xhamisë.
Özcan, i cili ka theksuar se ata janë ankuar në lidhje me letrën e shkruar me shkrim dore dhe e cila nuk dihet se nga vjen u shpreh se: "Në letër shkruheshin qartë shprehjet ‘Si muslimanë kthehuni në vendin që i përkisni, në fundjavë do të ndërmarrim sulm'. Këtë letër ia kemi dorëzuar policisë që të përcaktojë se nga kush është dërguar. Presim rezultatet nga policia".
Ai shpjegon se policia për shkak të kërcënimit veçanërisht në kohët e faljes ka marrë masa sigurie përreth xhamisë, gjithashtu u shpreh se edhe kryetari i bashkisë së rajonit e ka telefonuar dhe i ka shprehur shqetësimin e tij.
Özcan ka tërhequr vëmendjen se më parë ata nuk janë përballur me ndonjë kërcënim dhe tha se: "Në komunitetin e xhamisë nuk ka ndonjë shqetësim. Kishte masa të sigurisë, pas kësaj do të tregohemi më të kujdesshëm. Shpresoj që ngjarja të sqarohet sa më shpejt dhe të gjenden kërcënuesit dhe ti dorëzohen drejtësisë".
Ai ka vënë në dukje se në rajonin Roermond i cili ndodhet në Holandë në afërsi të kufirit gjerman jetojnë 2 mijë e 400 turq dhe se kjo është xhamia e vetme e komunitetit turk.