Mijëra qytetarë të Sarajevës përcollën 136 viktimat e gjenocidit të Srebrenicës

Familjet e viktimave, qytetarë të Sarajevës dhe zyrtarë të shumtë kanë përcjellë kolonën me eshtrat e 136 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, e cila ka kaluar nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit të BeH drejt Qendres Memoriale Potoçari në Srebrenicë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kamioni me eshtrat e viktimave është ndalur para godinës së Presidencës së Bosnjes dhe Hercegocinës, ku janë mbledhur disa mijëra qytetarë të Sarajevës dhe një numër i madh i anëtarëve të familjeve të viktimave. Në Rrugët nëpër të cilën kalonte kamioni janë hedhur petale trëndafilash, ndërsa heshtjen e dhimshme e ndërprenë vetëm vajtimet e të mbledhurve të cilët kanë vendosur lule në kamion dhe kanë bërë dua (lutje) për shpirtërat e të vrarëve.

Këtë vit në Potoçari do të varrosen 18 të mitur në mesin e 136 viktimave të identivikuar të gjenocidit në Srebrenicë.

Lamtumirën nga Sarajeva e dhanë edhe anëtarët e Presidencës së BeH Bakir Izetbegoviç dhe Dragan Çoviç.

Para godinës së Presidencës së BeH ishin zyrtarë të shumtë vendor dhe anëtarë të trupit diplomatik në mesin e të cilëve ishin ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në BeH Maureen Cormak, ambasadori i Republikës së Turqisë në BeH Cihad Erdinay, ministra të ndryshëm të vendit, deputetë, Reis-ul-ulema-ja i Bashkësisë Islame në BeH, Husein ef. Kavazovic dhe shumë të tjerë.

"Këtu jam për të përcjellur arkivolet, të nderoj viktimat, dhe të tregoj solidaritet me familjet e tyre. Zemra ime është me nënat, sepse edhe vetë jam nënë, dhe me të vërtetë, sa i përket gjenocidit në Srebrenicë, nuk mund as të imagjinoj atë që ndjejnë ata dhe çfar janë duke përjetuar. Është shumë e rëndësishme të njihet dhe të pranohet gjenocidi i cili ka ndodhur", ka thënë Ambasadorja amerikane Cormak.

Të shtunën, më 11 korrik, në Potoçari do të falet edhe namazi i xhenazeve, ku pritet të bëhet ede varrimi si dhe ceremonia me rastin 20-vjetorit të gjenocidit ndaj boshnjakëve.

Në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit nga viti 2003 deri në vitin e kaluar janë varrosur 6.166 viktima, si dhe 75 njerëz të cilët nuk janë viktima të gjenocidit, por për të cilën familja dëshironte të varrosej pranë etërve të tyre, vëllezërve, gjyshërve ...

Në sulmin ndaj "enklavës së mbrojtur të OKB-së" Sebrenicë, në korrik të vitit 1995, të cilin e kanë kryer njësitë e Ushtrisë së atëhershme të Republikës Srpska, nën komandën e të akuzuarit e Hagës, Ratko Mladiç, janë vrarë mbi tetë mijë burra dhe djemtë boshnjakë, ndërsa dhjetëra  mijëra gra, fëmijë dhe të moshuar janë deportuar, ose kanë kërkuar shpëtim duke u strehuar në pyjet përreth, si dhe duke kërkuar rrugën për territorin e lirë në rajonin e Tuzllës.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat