Të arrestuarit e Badovcit s’kishin helm e as eksploziv me vete

Skender Hyseni, ministër i Brendshëm, ka thënë se te të arrestuarit e Badovcit nuk është gjetur helm e as eksploziv, dhe si rrjedhojë sipas tij, nuk mund të thuhet se ata kishin qëllim helmimin e ujit apo shpërthimin e digës.

Ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, thotë se Kosova është vend i origjinës për një numër relativisht të madh të pjesëmarrësve në ISIS.

Sipas tij, janë identifikuar rreth 300 kosovarë si pjesëmarrës në luftëra të huaja dhe për një shtet të vogël ky numër është i madh.

Kosova nuk po shfrytëzohet shumë si një vend transit për luftëtarë të huaj, terroristë apo ekstremistë, por fatkeqësisht është një vend i origjinës së një numri të madh të pjesëmarrësve të ISIS-it.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, duke shtuar se numri i përgjithshëm i kosovarëve të identifikuar si pjesëmarrës në luftëra në Siri dhe në Irak arrin në rreth 300.

Prej tyre më shumë se 40 tashmë janë deklaruar si të vrarë.

“Për një shtet si Kosova, ky është një numër i madh i pjesëmarrësve”, ka thënë ministri Hyseni, duke shtuar se megjithatë Kosova është vendi që ka bërë progresin më të madh, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë me adresimin e çështjes së ekstremizmit në përgjithësi.

Ministri Hyseni ka folur edhe për rastin e Badocit, për të cilin ka thënë se kanë qenë spekulime ato se të arrestuarit kanë pasur për qëllim helmimin e ujit, apo shpërthimin e digës. Ai ka thënë se te të arrestuarit nuk është gjetur helm e as eksploziv. /Zëri


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat