Një vajzë turke 12-vjeçare arriti brenda tre muajve të mësoi tërë Kuranin përmendësh.
Elif Uzin, e cila jeton në qytetin Karapinar në Konia, Turqi, përdori një metodë të veçantë për të mësuar Kuranin përmendësh, njoftoi faqja e internetit të Departamentit të Çështjeve Fetare të Turqisë.
Ajo thotë se mësuesit e saj të Kuranit në Qendrën Kuranore Zafar në qytetin e saj e kanë ndihmuar shumë për të mësuar përmendësh Kuranin në një kohë të shkurtër.
Motra më e madhe e Elifes, gjithashtu, e ka mësuar Kuranin përmendësh, por ajo është bërë hafize, e mësoi Kuranin përmendësh, për më shumë se tre muaj.
Elifja thotë se ajo tani më shumë kohë do t’i përkushtoi për reflektim mbi kuptimin dhe konceptin e Librit të Shenjtë, Kuranit.
Vajzë e re turke gjithashtu është e prirur për të punuar më shumë për të mësuar gjuhën arabe./ekuiliber/