Lufta civile në Siri, në vitin e 5-të ende vazhdon me përleshje të dhunshme mes palëve, shkruan Anadolu Agency (AA).
Përleshjet midis forcave të regjimit dhe opozitës janë të përqëndruara në qytetet Damask dhe Halep. Ndërkohë forcat e mbështetura nga Asadi, PYD lufton me DAESH në qytetet Haseke dhe Rakka.
Përleshjet më intensive në lagjet qendrore të Haseke vazhdojnë, në veri të Rakka-s dhe Halepit, në lagjen Zebadani e cila gjendet në afërsi të kufirit të Libanit me kryeqytetin Damask, dhe në lindje në rajonin Kobar.
Krahas kësaj, forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA-ja janë duke zhvilluar sulme intensive ndaj DAESH-it, e cila e kontrollon rreth një të tretën e territorit sirian.
Në Haseke, Krahu i Armatosur Kurd i Sirisë (PYD) dhe forcat e regjimit u bashkuan kundër DAESH-it.
Qyteti Haseke, i cili gjendet në verilindje të vendit, është një nga zonat ku po përjeteohen përleshjet më të dhunshme.
DAESH kontrollon pjesën jugore të qytetit. Ndërsa pjesa veriore, që e përbën “kantonin e Xhezire-s”, është nën kontrollën PYD ndryshe njohur si dega e PKK-së në Siri.
Në përleshjet që ndodhen në qendër të qytetit, PYD dhe forcat e regjimit janë në bashkëpunim kundër organizatës terroriste DAESH.
Përleshjet mes PYD dhe DAESH po zhvillohen pasi të dyja palët duan ta kontrollojnë të gjithë qytetin. Përleshjet zhvillohet nëpër lagjet e ndryshme. Ndërtesat dhe lagjet në këtë qytet, shpesh here ndryshojnë kontrollues.
Përleshjet më intensive vazhdojnë në rajonin mes lagjes Govran e cila gjendet në jug të qendrës së qytetit dhe në perëndim të lagjes Govran.
Javën e kaluar DAESH u tërhoq nga Vilat Hamra, Lailije dhe Nashva-n Lindore të cilat gjenden në jug, derisa në Govran dhe Nishva-n Perëndimore ishte nën rrethim.
Sipas informacioneve nga burimet vendore, konflikti është rritur në Nishva-n perëndimore.
Përveç kësaj, koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA sulmon njësitë taktike, transportuesit e blinduar dhe pozicionet e luftës së DAESH, ndërsa forcat e regjimit i sulmuan me bomba fuçi dhe vakum pozicionet të kontrolluara nga DAESH.
- Zebadani, është vend kyç, lagjje e cila gjendet në Damask në kufij me Libanin -
Lindja dhe jugperëndimi i kryeqytetit është nën kontrollin e opozitës, derisa rajoni Haxherul Esved që gjendet në jug të kryeqytetit është nën kontrollën e DAESH.
Zebadani është një ndër zonat më strategjike ku ndodhin përleshjet më intensive, e cila është në veriperëndim të Damaskut, në kufij me Libanin.
Zebadani, i cili është forteza e fundit e forcave të opozitës, gjendet në zonë malore ku jetojnë qytetarë Sunni të cilat i mbështesin focat e opozitës në Liban. Trupat e opozitës, ndihmat që i marrin nga aleatët e tyre Sunni, në Liban, nëpërmjet Zebadani-t i bartin në zonat të kontrolluara nga focat e opozitës. Ndërkaq forcat e regjimit duan ta kontrollojnë Zebadani-n që ta ndërpresin këtë ndihmë. Zebadani është e rëndësishme edhe për Hizbullahun, i cili herë herë është shqetësuar dhe i është shkaktuar humbje të rënda nga forcat e opozitës.
Ditëve të fundit, Zebadani i kontrolluar nga forcat e opozitës, është nën ekspozimin të rëndë të forcave të regjimit dhe militantëve të Hizbullahut me bomba fuçi dhe vakum.
Regjimi çdo ditë organizon për afërsisht 4-5 sulme ajrore në Zebadani, derisa në 45 ditët e fundit e ka sulmuar me 650 bomba fuçi, 200 raketa dhe 1000 mortaja.
Al-Nusra dhe Lëvizja Opozitare Islame Ahrarush Sham janë në bashkëpunim duke bllokuar hyrjen e forcave të regjimit në qytet.
Ndërkohë forcat e regjimit filluan ta sulmojnë rajonin Kobar i cili gjendet në lindje të kryeqytetit, 4-5 kilometra larg qendrës.
Për ta kontrolluar përsëri rajonin, forcat e regjimit, sulmojnë me raketa të ashtuquajtura “elefant”, avion dhe mortaja, ndërsa ditët e fundit për herë të parë kanë përdorur “gaz klorik”.
- Në Idlib, hakmarrja e Zebadani-t -
Idlib, i cili është në veri të vendit në kufi me Turqinë, që nga muaji Mars gjendet nën kontrollin e forcave të opozitës.
Forcat e opozitës në kundërshtim me sulmet e bëra në Zebadani, sulmuan fshatërat Fua dhe Kafra në Idlib, me mortaja dhe bomba “ferri”.
Fua dhe Kafra kanë rëndësi strategjike për të dyja palët për shkak se është rajon i mbështetur nga forcat e regjimit me banorë Shiitë. Me kontrollimin e ktyre vendeve, forcat e opozitës planifikojnë të fitojnë sukses ndaj kundërshtarëve, forcave të regjimit dhe Hizbullahut.
- Operacioni i forcave të opozitës në Halep vazhdon -
Qendra e qytetit të Halepit është e kontrolluar nga forcat e regjimit, por është e rrethuar në veri dhe perëndim nga forcat e opozitës, derisa në lindje dhe jug-lindje nga DAESH. Rajoni i kontrolluar nga forcat e regjimit ka një formë të gjysmëhënës, dhe në një skaj të saj gjendet rajoni Shejh Maksud i kontrolluar nga PYD, dega e PKK në Siri.
Për ta kontrolluar qendrën e Halepit, forcat e opozitës prej muajsh ishin në pregaditje të një operacioni të madh. Më 2 korrik, morrën ofenzivë me një fuqi rreth 20 mijë ushtarë. Ndërsa forcat e regjimit për ta ndaluar këtë operacion i sulmuan me mortaja.
Me sulmin ndaj pikave ushtarake me strategji të rëndësishme siç janë Lejramun, Eshrefije, Xhemijetus Zehra, Halidije dhe Rashidin; disa pika kontrolle që gjenden në Xhemihetuz Zehra dhe Qendra e Kërkimit Shkencor që gjendet në veri perëndim të qytetit në Lagjen e Re të Halepit kaloi nën kontrollin e forcave të opozitës.
Përleshjet në Nubul dhe Zehra vazhdojnë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të kryera nga forcat e regjimit në Zebadani, përderisa forcat e opozitës kryejnë sulme në regjionin Soran e cila gjendet në veri të Halepit.
Rajoni Anadan i cili gjendet në afërsi të Nubul dhe Zehra-s, në veri të qytetit në 4-5 ditët e fundit ka qenë skenë e sulmeve me raketa./AA/