Ushtria izraelite ka kapur disa fëmijë dhe disa njerëz të atij fshati ku shihen sesi ata po maltretohen nga ushtria izraelite, e që është bërë shkak i një proteste nga palestinezët e fshatit Nabi Saleh.
Në fotografitë e publikuara nga AFP, gratë palestineze janë duke bërë të pamundërën për ti larguar këta ushtarë nga fshati i tyre transmeton Indeksonline.
Disa gra palestineze janë duke u munduar ta lirojnë një djalë të ri i cili është kapur nga ushtria izraelite, me faktin se kanë protestuar më 28 gusht në fshatin Nabi Saleh afër Ramallah.
Këta kanë protestuar kundër konfiskimit të tokës me qëllim të zgjerimit të çifutëve halamish.