Arabia Saudite do të paguajë kompensim për viktimat e fatkeqësisë në Mekë

Autoritetet e Arabisë Saudite familjeve të të vdekurve dhe të plagosurve në fatkeqësinë e javës së kaluar në Mekë do t’iu paguajnë dëmshpërblime në para, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë thanë se Arabia Saudite familjeve të të vdekurve në fatkeqësinë në Mekë do t'ju paguajë nga 300,000 rijalë sauditë (80.000 dollarë amerikanë).

I njëjti burim tha se të plagosurit e fatkeqësisë do të marrin kompensim financiar në përputhje me nivelin e lëndimeve të marra, të cilat do ti përcaktojnë gjykatat në Arabinë Saudite në bazë të raporteve mjekësore.

Në fatkeqësinë që ndodhi nga stuhia në afërsi të Qabes, ku u rrëzua një nga vinçat e vendosur për zgjerimin dhe rregullimin e oborrit të Qabesë , humbën jetën 107 personave, ndërsa 238 të tjerë u plagosën, të cilët kishin udhëtuar në Mekë për të kryer ritualet e Haxhit.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat