Shkeljet e Izraelit ndaj Mesxhidi Aksasë nuk ndalen

Hyrja me këpucë (çizme ushtarake) ditë më parë e ushtarëve izraelitë në xhaminë e Kiblesë e cila ndodhet në Mesxhid-in Aksa dhe e cila mbart cilësinë si Kibleja e parë e muslimanëve ka sjell në mendje shkeljet izraelite që kanë vazhduar që nga viti 1967 kur Izraeli pushtoi territorin e Jerusalemit Lindor të Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Izraeli pas luftërave gjashtë ditore (Lufta e 1967 arabo-izraelite) me Egjiptin, Jordaninë dhe Sirinë që rezultuan me humbjen e mijërave jetëve, shkaktoi dëme të mëdha në Mesxhidin Aksa që ndodhet në territoret e Jerusalemit Lindor të Palestinës që u pushtua më 1967.

Me hyrjen e hebrenjve ekstremistë në rajon shkeljet më të mëdha që Mesxhid-i Aksa është përballuar e deri tek shkeljet e tapeteve të xhamisë nga ushtarët izraelitë janë si më poshtë :

- Radikali australian Dennis Michael Rohan i cili më 21 gusht 1969 hyri në Mesxhid-in Aksa dhe dogji mihrabin dhe minberin 1 mijë vjeçarë të Xhamisë së Kiblës.

- Gjatë kryengritjes së parë nga dhjetori 1987 e deri në 1993 kur Palestina nënshkroi Marrëveshjen e Oslos, Policia izraelite në vitin 1990 vrau 21 palestinezë gjatë pjesëmarrjes në një protestë.

- Ish-kryeministri izraelit Areil Sharon në vitin 2000 hyri në Mesxhid-in Aksa dhe më pas filloi kryengritja e dytë e cila zgjati deri në vitin 2007. Në konfliktin pas vizitës së Sharon humbën jetën 25 persona dhe u plagosën afërsisht 700 të tjerë.

Edhe pse të gjitha hyrjet e të huajve në Mesxhid-in Aksa janë ndaluar nga Vakfi Aksa, Izraeli që nga viti 2003 ka pezulluar njëanshëm këtë vendim dhe lejon hyrjen e turistëve kolonë hebrenj nga dera që quhet Magaribe.

- Policia izraelite në fund të muajit tetor të vitit të kaluar pas plagosjes rëndë të një rabini "ekstremist i krahut të djathtë" në Jerusalemin Perëndimorë njoftoi mbylljen e Mesxhid-it Aksa për të gjithë muslimanët deri në një njoftim të dytë. Sipas kësaj duke përfshirë edhe turistët dhe kolonët hebrenj nuk u lejua askush të hyjë në Aksa. Pasi Izraeli që nga pushtimi në vitin 1967 e deri tani mbylli për herë të parë për 24 orë Aksa-në në reagim të kësaj në Jerusalem pati shumë sulme dhe konflikte.

Ushtarët izraelitë duke bastisur Mesxhid-in Aksa sulmuam palestinezët me bomba zhurmuese dhe me plumba plastikë. Ushtarët izraelitë gjithashtu duke hyrë brenda Aksa-së shkatërruan vendin e adhurimit dhe përdhosën tapetat. Gjatë këtyre sulmeve Kur-anët u hodhën në tokë si dhe xhamat dhe dyert e Aksa-së u dëmtuan, ku dhe tapetet u dogjën nga shkëndijat e dala nga bombat zhurmuese të hedhura.

- Dhe së fundmi para dy ditësh dhe ditën e djeshme ushtarët izraelitë pasi hynë në murin rrethues të Aksa-së në orët e para të mëngjesit, ata hynë me këpucë ushtarake në Xhaminë e Kibles ku dhe arrestuan 5 palestinezë.

Izraeli kërkon të pushtojë Aksa-në duke pretenduar se rrënojat e tempullit të Solomonit ndodhen nën kompleksin e Mesxhid-i Aksa ku krahas xhamisë së Kibles dhe xhamisë Kubbetu's Sahra ndodhet muzeu, medresetë dhe muri i madh rrethues.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat