ISESCO dënon sulmet e Rusisë në Siri

Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore Islame (ISESCO), e dënoi sulmin e Rusisë në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Përgjithshëm i ISESCO-s, qendra e së cilës gjendet në Rabat të Marok-ut, Abdulaziz Bin Osman et-Tuveyxhri në deklaratën e tij me shkrim theksoi se: "Ndërhyrja e Rusisë në Siri pa miratimin e OKB-së është e papranueshme. Rusia duhet ti tërheqë trupat e saj sa më shpejt, dhe duhet ta respektoje marrëveshjet e OKB-së dhe ISESCO-s e cila është anëtar vëzhgues në këtë organizatë".

Në deklaratë u theksua se në sulmet e avionëve rus që ndodhën në Hama dhe Humus kanë humbur jetën civilët dhe janë shkatërruar vendbanimet. Në deklaratë gjithashtu u theksua se shkelja e ligjit ndërkombëtar nga një shtet i cili është anëtarë i përhershëm i Këshillit të Sigurisë së OKB-së do ta rrezikoje paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe do të hapë rrugën për kaos.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat