Kisha ortodokse ruse ka shprehur përkrahje të fuqishme për vendimin e Moskës që të zhvilloj sulme ajrore në Siri, madje këtë intervenim edhe e ka quajtur luftë të shenjtë.
“Lufta kundër terrorizmit është luftë e shenjtë dhe sot ndoshta vendi ynë është fuqia më aktive në këtë luftë”, tha për agjencinë Interfax përgjegjësi për marrëdhënie me publikun i kishës, Vsevolod Chaplin.
Në një deklaratë zyrtare të Kishës, patriarku Kirill tha: "Rusia ka miratuar një vendim të përgjegjshëm për ndërhyrje të armatosur për të mbrojtur qytetarët e Sirisë nga tirania e terroristëve."
Ai po ashtu tha se intervenimi ushtarak ka qenë i pashmangshëm pasi që proceset politike nuk kanë sjell ndonjë përmirësim të dukshëm për jetët e njerëzve të pafajshëm dhe se iu nevojitet një mbrojtje ushtarake.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Rusia filloi sulmet e para ajrore në Siri në drejtim të kundërshtarëve të regjimit të Bashar Asadit. Nga këto sulme mbetën të vrarë mbi tridhjetë civil në mesin e të cilëve edhe fëmijë./Shembulli/
Lexoni po ashtu: Vogëlushet Malak dhe Rayan mes viktimave të para të intervenimit rus në Siri (FOTO)
Lexoni po ashtu: Këta janë “terroristët” që Rusia vret në Siri (Video 18+)