Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar me miratimin e disa projektligjeve, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të Opozitës për të bllokuar punën.
Deputetët e opozitës, fillimisht kanë përdorur filikaça për të bllokuar seancën e Kuvendit. Më pas, duke parë se kjo gjë nuk po “funksionon”, kanë hedhur ujë dhe pastaj edhe gaz lotsjellës brenda sallës së Kuvendit.
Megjithatë, me gjithë kushtet jo të përshtatshme për punë, deputetët e pozitës kanë arritur të miratojnë disa ligje dhe është bërë përfundimi i seancës. /Telegrafi/