Fragmentimi i Sirisë do të vazhdojë, nëse fuqitë botërore duke përfshirë Turqinë, nuk mbajnë bisedime formale për ardhmërinë e shtetit. Ky paralajmërim është bërë nga një ish-drejtues i inteligjencës britanike, raporton Anadolu Agency (AA).
Sir John Sawers, tha se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, është i interesuar që të rivendosë kontrollin vetëm në "boshtin qendrorë të Sirisë" nga Halepi deri në Damask, dhe se do të ishte i kënaqur që pjesën tjetër ta lë nën kontrollin e DAESH-it.
Sawers, i cili ka qenë kreu i i Agjencisë Inteligjente të Britanisë së Madhe për jashtë vendit (MI6) në vitet 2009 - 2014, tha poashtu se ndërhyrja e Rusisë në disa pjesë të caktuara është bërë sepse presidenti Vladimir Putin dëshiron të dërgojë mesazh se është fuqi botërore.
Në një intervistë për radion e BBC-së të martën, Sawers ka krahasuar Sirinë me shkatërrimin e Jugosllavisë në vitet 90-të, kur fuqitë botërore përkrahnin anë të ndryshme, mirëpo më vonë u ulën për të biseduar një zgjidhje të mundshme.
“Duhet ta bëjmë të njëjtën edhe me Sirinë, kështu që pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, dhe Turqia, Irani dhe Arabia Saudite do të ulen në tryezë të përbashkët dhe të analizojnë dhe gjejnë zgjidhje të përbashkët se si do të duket e ardhmja e Sirisë" ka thënë ai.
Ekziston një nivel i koordinimit në mes të Asadit dhe DAESH-it që të dëbojë palët e treta siç është Ushtria e Lirë Siriane, dhe prandaj përfshirja ruse mund të mbajë Asadin në pushtet për një kohë shumë të gjatë, ka thënë ai.
Sawers ka paralajmëruar Putinin se po vihet në rrezik: “Po rreshtohet me Shia-t në botën e ndarë islame. Forcat Suni nga bota arabe dhe Turqia do të reagojnë lidhur me veprimet e tij. Rusët e panë në Afganistan se nëse futesh në luftë kundër një force të organizuar islame, do ta paguash çmimin” ka thënë ai./AA/