Debat i ashpër mes deputeteve Albulena Haxhiu dhe Labinotë Demi (Video)

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në hollin Kuvendin e Kosovës midis deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe deputetes së Partisë së Drejtësisë, Labinotë Ademi.

Indeksonline ka siguruar pamjet e përplasjes dhe momentit ku Haxhiu i turret Demit duke i bërtitur.

Indeksonline ka kontaktuar Demin ku ka sqaruar se ajo ka shkuar për t’i dhënë vërejtje Haxhiut për provokimin e saj me ujë ndaj deputetëve të opozitës gjatë seancës së Kuvendit.

Gjatë debatit deputetja Haxhiu e ka akuzuar deputeten Demi për mos-kundërshtim të Asociacionit Komunave Serbe në Kosovë, ndërsa kjo e fundit i ka hënë Albulena Haxhiut se ajo nuk mund t’i tregojë se çfarë qëndrimi të mbajë, raporton Indeksonline.

E pyetur nga Indeksonline përmes telefonit, Labinota Demi ka thënë se nuk mund ta quaj konflikt diskutimin me deputeten Haxhiu, dhe se vërejtja e saj ka qenë provokimi me anë të hedhjes së ujit gjatë seancës nga Haxhiu.

“Nuk do ta quaja konflikt. Vërejtja ime ka qenë për provokimin me ujë nga zonja Haxhiu, ndërkohë që komenti i saj ka qenë s’po të vjen turp që s’ke thanë kurgja për Zajednicën. Unë vetëm i thashë që ju jeni ata që s’po na lejoni ta themi mendimin, dhe ju ia keni vendos emrin Zajednicë. Nuk kemi pas përplasje siç duan ta paraqesin mediat”, ka thënë Demi. /Indeksonline/

 
Ja se si Albulena Haxhiu i turret ashpër në korridor Labinotë ...

Ja se si Albulena Haxhiu i turret ashpër në korridor Labinotë Demit

Posted by Indeksonline.net on Thursday, October 8, 2015

Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat