Dy predha godasin ambasadën ruse në Damask

Dy predha kanë qëlluar sot ambasadën e Rusisë në Damask në kohën kur aty kishin filluar të mblidheshin njerëz në kuadër të një manifestimi për ta mbështetur dhe falënderuar këtë vend, aviacioni i të cilit po i mbështetë forcat e regjimit për të zmbrapsur rebelët.

Sipas një gazetari të AFP-së, dy predhat kanë rënë në oborrin e ambasadës, duke shkaktuar panik në mesin e rreth 300 personave të mbledhur aty, raporton “zeri.info”.

Nuk ka të plagosur në mesin e manifestuesve, ndërkohë që nuk ka të dhëna për dëmet eventuale brenda ambasadës.

Sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut, raketat janë gjuajtur nga grupet opozitare përreth kryeqytetit.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat