Edhe sot në Jerusalem dhe qytete tjera të Palestinës janë shënuar numër i madh i incidenteve në të cilat palestinezët dhe izraelitët janë sulmuar mes vete.
Rast interesant ka ndodhur në Haif kur një izraelit, me dëshirën e madhe për tu hakmarrë ndaj palestinezëve, ka goditur me thikë në gjoks një izraelit tjetër.
Izraeliti, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka lënduar rëndë në gjoks izraelitin tjetër sepse i ishte dukur si arab, njoftojnë mediat izraelite.
Kujtojmë se ditëve të fundit, në Palestinë, janë shënuar skena të tmerrshme të vrasjeve të palestinezëve./Shembulli/