Ushtarët izraelitë vrasin dy të rinj palestinezë

Gjatë trazirave në zonën kufitare mes Gaza-s dhe Izraelit, ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr ndaj demonstrantëve palestinezë, ku si pasojë humbën jetën dy persona, ndërsa 98 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Të rinjtë palestinezë protestojnë kundër politikës izraelite ndaj Jerusalemit dhe xhamisë Al-Aksa. Deri te përleshja ka ardhur në shumë vende përgjatë zonës kufitare. Me këtë rast palestinezët përdorën gurë, ndërsa ushtarët izraelitë armë zjarri.

Siç deklaroi për AA zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë Eshref al-Kudra, ushtarët izraelitë në afërsi të vendkalimit kufitar Beyt Hanun kanë vrarë dy palestienzë të moshës 20 vjeçare. Ai po ashtu tha se në vende të ndryshme përgjatë zonës kufitare, nga plumbat e gomës dhe të vërtetë, janë plagosur 98 perosna. Krahas kësaj, dhjetëra palestinezë kanë pësuar lëndime nga gazi lotsjellës.

Kolonët hebrej në gusht të këtij viti dogjën një shtëpi palestineze, ku si pasojë humbën jetën babai, nëna dhe një foshnje 18 muajshe, ndërsa arriti të shpëtojë një vajzë katër vjeçare. Pas kësaj ngjarje palestinezët u ngritën në protesta. Nga fillimi i tetorit gjatë trazirave kanë humbur jetën 34 palestinezë dhe gjashtë izraelitë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat