Në Moskë është mbajtur një protestë kundër intervenimit rus në Siri. Në këtë protestë ishin mbledhur qindra qytetarë.
Demonstruesit e mbledhur në sheshin Suvarov mbanin parulla me mbishkrime: “Putin, kjo është luftë”, “Asadi është vrasës, turpërohu Rusi”, “Putini është gënjeshtar”, “Shpallni luftë korrupsionit në Rusi”, etj.
Forca të mëdha policore ishin mbledhur në vendin ku po mbahej protesta dhe disa media raportuan për një grua të arrestuar.
Organizatori i protestës, MIhail Kriger, tha se qëllimi i protestës është që mos të lejohet që Siria të jetë një Afganistan tjetër.
Intervenimet ajrore rusë në Siri kanë filluar më 30 shtator. Edhe pse intervenimet filluan kinse për të luftuar ISIS-in, nga ato pësuan shumë civil dhe grupet tjera opozitare që luftojnë kundër regjimit të Bashar Asadit. /Shembulli/