Mitrovicës së veriut do t’i kthehet xhamia e vjetër (Video)

Revitalizimi i urës së mbi lumin Ibër filloi me probleme. Përveçse procesi filloi dy ditë me vonesë, palët kishin edhe pika të tjera për t’u marrë vesh. Tash pasi filloi puna kanë dalë probleme të tjera.

Në pjesën veriore që nga viti 1771 ka ekzistuar xhamia më e vjetër e këtij qyteti, e shkatërruar gjatë luftës së fundit. Përderisa pala kosovare shprehet e bindur se në atë pjesë do të ndërtohet xhamia, ajo serbe në veri nuk preferon të flasë për këtë temë.

Edita Tahiri, ministre për Dialog, ka thënë për Tribuna Channel përmes telefonit se plani për revitalizimin e ka të mbrojtur truallin ku ka qenë xhamia, ndërsa për rindërtimin e saj janë kompetent institucionet vendore.

Këtë e thotë edhe Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicë, njëherësh edhe njëri nga hartuesit të planit për heqjen e barrikadë. Sipas tij, kjo hapësirë është në pronësi të Bashkësisë Islame në Mitrovicë e cila duhet që me mjete të veta e të ndërtoj atë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat