Popullata që jeton në rajonin Xhebel Erkad në periferi të qytetit Latakia të Sirisë për shkak të sulmeve të avionëve rusë kanë filluar të braktisin vendet e tyre duke u strehuar në zona më të sigurta, raporton Anadolu Agency (AA).
Sirianët të cilët po marrin me vete disa gjëra kanë nisur të vendosen në zonat në afërsi të rajonit turkmen Bayirbucak në kufi me qytetin Hatay të Turqisë në vendet ku ata i shohin si më të sigurta.
Maan Ferzat duke theksuar se 6 muaj më parë kanë mbërritur në Xhebel Erkad si pasojë e largimit nga presioni i DAESH-it kur jetonin në rajonin Rakka ka shpjeguar se në javët e fundit ato po goditen intensivisht nga avionët luftarakë rusë.
Ferzat duke vënë në dukje se në sulmet me objektiv civilët jetën e kanë humbur shumë persona.
"Afërsisht 1 mijë persona duke braktisur zonën ashtu si ne janë larguar në afërsi të kufirit me Turqinë ose në fshatra më të sigurta. Duke ecur 12 orë edhe ne kemi mbërritur në kufi. Tani po shohim ndonjë vend për të qëndruar. Me ato që kemi marrë me vete arrijmë të ushqehemi", thotë Ferzat.
Ai ka shtuar ndër të tjera se disa familje po mundohen të mbijetojnë nën pemë ndërsa disa të tjerë janë vendosur në çadra dhe se situata në rajon është shumë e vështirë.
Më parë ishte njoftuar se si pasojë e sulmeve të forcave ajrore ruse 4 ditë më parë në rajon patën humbur jetën mbi 50 civilë ndërsa mbi 100 ishin plagosur.