Disa ushtarë çifutë kanë hyrë në një shkollë fillore në Bregun Perëndimor me ç’rast kanë shkaktuar shumë frikë te filloristët e vegjël.
Ngjarjen e kishte filmuar Abdel Moniem Salaymeh, mësues në këtë shkollë.
“Kanë shkuar nga klasa në klasë duke kontrolluar fëmijët dhe gjërat e tyre. Kërcënuan drejtorin e shkollës me mbyllje të saj sepse, sipas tyre, njëri nga fëmijët i kishte gjuajtur me gurë”, tha Salaymeh transmeton Al Jazeera.
Kjo është vetëm një nga sjelljet shtazarake të ushtrisë sioniste.
Dy javë më parë, media lokale raportoi se forcat izraelite gjuajtën gaz lotsjellës dhe granata tymuese brenda një shkolle të mesme në qytetin Jenin në veri të Bregut Perëndimor, ndërsa nxënësit ishin brenda.
Në të njëjtën ditë, ushtarët izraelitë bastisën kampusin e Universitetit Teknik të Palestinës, pranë qytetit të Tulkarem./Shembulli/