Në faqen e tij në facebook, futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, ka publikuar një video ku ai shihet duke ngarë makinën e në të njëjtën kohë këndon një ilahi të Adem Ramadanit.
“Ju këndoftë zemra të gjithëve. Sa do kisha pasur dëshirë që të tilla këngë ti dëgjoja dhe në X-Factor”, është teksti që shoqëron këtë video.
Ju këndoftë zemra të gjithëve.Sa do kisha pasur dëshirë që të tilla këngë ti dëgjoja dhe në X-FactorAdem Ramadani - Zoti t nderoft
Posted by Mergim Mavraj on Wednesday, October 28, 2015
Ndërkaq për këtë video ka reaguar edhe Adem Ramadani, i cili ka uruar Mavrajn për interpretimin e mrekullueshëm të ilahisë.
“Mergim Mavraj Allahu të dhashtë të mira, i mrekullueshëm si në fushë futbolli, ashtu edhe në interpretim”, ka shkruan Adem Ramadani.
Mergim Mavraj Allahu te dhashte te mira, i mrekullueshem si ne fushe futbolli, ashtu edhe ne interpretim ;)
Posted by Adem Ramadani on Wednesday, October 28, 2015