Filozofi i njohur dhe linguisti, Noamm Chomsky, në një intervistë me Abby Martin, pushtimin e Irakut nga SHBA-ja në vitin 2003 e ka quajtur "krimi më i rëndë i këtij shekulli".
"Ka patur efekte të tmerrshme; ka ndezur konflikte sektare që tani po e ndajnë regjionin. Vet ideja e pushtimit është kriminale. Provoni ta gjeni dikë që e quan këtë vepër kriminale. Obama e quan gabim, por a quan ai këtë krim, apo dikush tjetër?", ka pyetur intelektuali i kalibrit botëror Chomsky, transmeton Indeksonline.
Obama, presidenti i 44-të i SHBA-ve, kishte garuar me një prorgram anti-luftë, ndërsa për këtë kishte marrë edhe çmimin Nobel për Paqe në vitin 2009, duke premtuar reduktimin e forcave amerikane në Lindjen e Mesme.
"Përkundrazi, Obama po e drejton një prorgram terrori global që nuk është parë asnjëherë më parë", ka konkluduar Chomsky duke iu referuar programit me dronë që zbaton SHBA-ja.