Kuvendi i Kosovës ka pasur sot në agjendë një seancë të jashtëzakonshme, ndërsa vetë ka përjetuar një “ditë të zakonshme” të punës me ofendime, përleshje dhe gaz lotsjellës.
Skena të tilla tashmë janë bërë të zakonshme prej se deputetët nisën punët në sesionin vjeshtor.
Që nga 15 shtatori, asnjë seancë e Kuvendit nuk ka filluar dhe përfunduar si duhet.
Atë çfarë ndodhi sot në sallën e Kuvendit dhe në sallën e improvizuar ku u mbajt seanca, KALLXO.com e sjell me një video ku janë përmbledhur zhvillimet kryesore të ditës.
Pamje tjera nga dita e sotme jashtë Kuvendit