Sulm racist ndaj nënshtetasit turk në Francë

Një nënshtetas turk që jeton në qytetin Cambrai në veri të Francës, u plagos si pasojë e zjarrit të hapur nga një automjet me flamur francez.

Sipas deklaratës së bërë nga Prokuroria e qytetit, Ai u plagos në shpinë teksa kalonte përpara një qebaptoreje. Agresori ishte brenda një makine me flamur dhe qëlloi me armë ndaj turkut dhe më pas kreu vetëvrasje.

Bëhet e ditur se nënshtetasi turk është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, dy personat e tjerë që gjendeshin në makinë janë marrë nën arrest.

Prokurori i Cambrai, Remi Schwartz, bëri të ditur se 2 personat e arrestuar që gjendeshin në automobil kishin deklaruar se viktimat i kishin zgjedhur rastësisht nga ngjyra e lëkurës./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat