Rritet në 12 numri i personave që kanë humbur jetën si rezultat i shirave të dendur prej dy ditësh në Arabinë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Administrata e Mbrojtjes Civile të Arabisë Saudite theksohet se pasi në qytetin Medine kanë humbur jetën edhe 7 persona numri i viktimave që kanë humbur jetën për shkak shirave intensivë në vend ka arritur në 12.
Administrata e Mbrojtjes Civile të Arabisë Saudite ditën e djeshme kishte njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura në vend kishin humbur jetën 5 persona.
Ndër të tjera theksohet se erërat e forta, stuhitë dhe shirat intensivë janë efektivë në shumë rajone të vendit dhe kryesisht në Mekke dhe Xhidde.
Shiu dje në #QabePamje e bukur #MashaAllah#الكعبة #مكة #مكة_المكرمة
Posted by Senad Ramadani on Wednesday, November 18, 2015