Analisti politik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Pol Krejg Roberts, i njohur për qëndrimet me të cilat konteston versionet zyrtare për ngjarje dhe zhvillime, këto ditë ka botuar shkrimin “False Flag”, ku pretendon se sulmi në Paris ku jetën e humbën mbi njëqind qytetar francez ishte një operacion mire i organizuar nga shërbimet e specializuara sekrete të shtetit francez dhe se ky aksion nuk ka pas asnjë lidhje me terrorizmin nga shtetet Islamike.
“Njëra nga arsyet e këtij aksioni është interesi për pushtet dhe pikë politike që ka partia djathtiste “Fronti Kombëtar” i udhëhequr nga Marin Le Pen.
E gjithë kjo është bërë me pretekst për të mbyllur kufijtë dhe mos të lejojnë fluksin e refugjatëve në shtetin e tyre.
Disa njerëz janë aq naiv, sa që mendojnë se qeveria nuk do të gjuaj me armë zjarri mbi popullatën e saj”, shkruan Roberts.
Ai ka akuzuar edhe shtete tjera perëndimore se realizojnë skenare të tilla.
“Duke pas parasysh shumë operacione të këtilla që i kryejnë shërbimet sekrete në shtetet perëndimore, fare hiq nuk habitem që edhe Parisi të ishte një skenar i tillë”- përfundon shkrimin e tij Pol Roberts.
Tekstin e tij të plotë mund ta lexoni në linkun në vijim:
http://www.paulcraigroberts.org/2015/11/16/washington-refines-its-false-flag-operations-paul-craig-roberts/