Në një takim vëllazëror të organizuar nga hoxhë Mazllam Mazllami, në mesin e shumë mysafirëve, ishte edhe avokati Bajram Tmava. Atij iu dha fjala në këtë takim dhe mes tjerash ai rrëfeu për përvojën e tij që kishte gjatë procesit mbrojtës kur hoxha Mazllami ishte i burgosur.
“Kam pas nderin dhe kënaqësinë me qenë avokat i tij. Klient më të dijshëm e më vigjilent, përgjatë përvojës sime 30 vjeçare në avokaturë, nuk kam pas”, tha avokati Tmava.
Ai, po ashtu, ka lavdëruar shumë mbrojtjen që hoxha Mazllam kishte paraqitur në procesin e gjykimit, duke thënë se mbrojtje të tilla janë të rralla dhe se i ka lënë pa tekst personat që i ka pasur përballë.
“Mbrojtjen që ka paraqit hoxha jonë i nderuar, janë mbrojtje të rralla. Siç po dinë sonte me mbajt ligjëratë ka qenë ligjëratë perfekte dhe e ka lënë pa tekst edhe personin që ka pasur në anën tjetër të tavolinës. Hoxha ka sqaruar disa gjëra që mua si avokat asnjëherë nuk më kanë shkuar ndërmend”, ka përfunduar fjalën e tij Tmava./Shembulli/