Turqia rrëzon një avion rus (Video)

Njoftohet se aviacioni turk në kuadër të rregullave të angazhimit ka rrëzuar një avion luftarak rus të tipit SU-24, i cili kishte shkelur hapësirën ajrore turk në zonën Bajërbuxhak, afër kufirit sirian.

Në zonën Bajërburxhak (Bayırbucak) të Sirisë, një avion luftarak i tipit SU-24 është rrëzuar afër kufirit turk në kuadër të rregullave të angazhimit me arsyetimin se kishte shkelur hapësirën ajrore turke.

Burimet e Presidencës turke bëjnë të ditur se avioni i rrëzuar në kuadër të rregullave të angazhimit për arsye se kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë dhe nuk kishte marrë në konsideratë paralajmërimet e bëra, kishte qenë avion rus i tipit SU-24.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se ngjarjen e rrëzimit të avionit që kishte shkelur kufirin afër kufirit me Sirinë po e ndiqte nga afër dhe se në lidhje me këtë zhvillim kishte marrë informacione nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralarmate Hulusi Akar.

Kurse në komunikatën e Shtatmadhorisë thuhet se:

“Një avion i paidentifikuar që kishte shkelur hapësirën ajrore turke në zonën Jajladaë (Yayladağı) të provincës së Hatajit (Hatay) rreth orës 09.20 e kishte shkelur hapësirë ajrore turk sërish pavarësisht se brenda 5 minutave është paralajmëruar 10 herë”.

“Në kuadër të rregullave të angazhimit ndaj avionit në fjalë në datën 24 nëntor 2015, ora 09:24 kanë ndërhyrë dy avionë turq të tipit F-16, të cilët ishin duke kryer detyrën e patrullimit në zonë”, vijon komunikata.

Nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, e cila pretendon se kufiri turk nuk është shkelur, ka deklaruar se mendojnë që një avion i tyre të jetë rrëzuar në Siri, ndërkohë që nuk ka dihet gjë për fatin e pilotëve.

“Në mundësinë më të madhe avioni është qëlluar nga toka”, shton Ministria ruse e Mbrojtjes./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat