Prindërit e nxënësve mysliman janë duke marrë veprime ligjore kundër një shkolle në Angli, për shkak se siç pretendojnë ata fëmijët e tyre janë detyruar të luten jashtë shkollës në shi dhe temperatura të ulëta, shkruan DailyMail.
Dhjetëra të rinj kanë pranuar haptazi se ishin lënë në shi dhe në të ftohtë, pasi shkolla Mirfield Grammar në pjesën perëndimore të Yorkshire, nuk i kishte lejuar të luten në ambientet e mbyllura, transmeton lajmi.net.
Disa fotografi shokuese që janë shfaqur në internet, tregojnë se si fëmijët janë detyruar të luten në barë dhe madje në këndin e lojërave, derisa pretendojnë se edhe janë ndëshkuar për shkak se janë lutur, dhe u dhënë “paralajmërimin e fundit”.
Prindërit e nxënësve kanë thënë se ky gjest “poshtërues” është duke vazhduar që nga tetori i vitit të kaluar, kur edhe u është ndaluar përdorimi i hollit të shkollës si vend për lutje.
Por zyrtarët e shkollës, pretendojnë se holli i shkollës asnjëherë nuk është shfrytëzuar si dhomë lutje për nxënësit.
Në lidhje me veprimin e zyrtarëve të shkollës ka reaguar edhe Akooji Badat, zëdhënës i xhamisë Masjid dhe Madressa Noor-Ul-Islam në Batley, ku shumë të rinj luten, duke e cilësuar si diçka “poshtëruese”./lajmi.net