Në Detin Egje gjatë vitit 2015 janë mbytur 185 fëmijë të refugjatëve

Në vitin 2015, në Detin Egje ndërmjet Turqisë dhe Greqisë kanë humbur jetën 185 fëmijë të refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky informacion u publikua nga Fondi Ndërkombëtar i Emergjencave të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) i cili pretendon se numri i fëmijëve të mbytur përbën30 përqind të numrit të përgjithshëm (590) të të mbyturve në Detin Egje.

Në shtator të këtij viti opinion botëror e kanë tronditur pamjet e fëmijës sirian, Aylan Kurdi i gjetur në brigjet e bregdetit turk të Bodrumit. Që nga atëherë, sipas zëdhënëses së UNICEF-it, Sarah Crowe, vetëm në tetor në Detin Egje janë mbytur 90 fëmijë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat