Izraeli ka kryer më shumë se dhjetëra sulme ajrore në Siri prej vitit 2013

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi sot se Izraeli po kryesonte operacione ushtarake në Siri duke pranuar për herë të parë në mënyrë të qartë se vendi i tij po ndërhynte ushtarakisht te fqinji i tij, i përfshirë prej katër vitesh e gjysmë në luftë të përgjakshme civile.

“Ne kryesojmë herë pas herë operacione ushtarake në Siri për të shmangur mundësinë që ky vend të mos shndërrohet në një front lufte kundër nesh”, deklaroi ai gjatë një konference në veri të vendit.

“Ne do të bëjmë të pamundurën për të shmangur livrimin e armëve kryesisht atyre vdekjeprurëse nga Siria drejt Libanit”, shtoi Netanyahu.

Sipas burime që përputhen, Izraeli ka kryer më shumë se dhjetëra sulme ajrore në Siri prej vitit 2013. Pjesa më e madhe e këtyre sulmeve kishin si objektiv mjetet e transportit të armëve të destinuara për Hezbollahun libanez. Hezbollahu kundërshtari i Izraelit lufton në Siri përkrah forcave të regjimit të Bashar al-Assadit.

Përveç këtij fakti, ushtria izraelite mobilizon rregullisht artilerinë e saj në formë kundërpërgjigjeje ndaj sulmeve me raketa nga Golani sirian, ku shteti hebre përfshin një pjesë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat