Në qytetin jugor të Francës, Marsej, është kryer një sulm ndaj shoqatës së një xhamie turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Çështjeve Fetare Turke të Bashkësisë Islame të Francës për gazetarin e AA-së thuhet se dje në mbrëmje është sulmuar me koktej molotovi shoqata e xhamisë që mban emrin Milenium Shoqata e Kulturës Turke në Marsejë.
Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, 4 sulmues kanë hedhur benzinë në dyert dhe dritaret e xhamisë dhe më pas edhe koktej molotovi. Si pasojë e kësaj xhamia ka nisur të digjet.