Turqia ka akuzuar Rusinë se është duke shkaktuar provokime. Një ditë më parë, një media turke ka transmetuar një fotografi që tregonte një ushtarak rus, mbi një anije ruse, teksa mbante në krahë një raketëhedhëse duke kaluar në ngushticën e Bosforit.
Personi është fotografuar në kuvertën e një anije të marinës ruse duke mbajtur një flakëhedhëse mbi shpatullën e tij teksa anija ka kaluar nëpër Stamboll.
Marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm që prej javës së kaluar kur Turqia u bë anëtarja e parë e NATO-s në më shumë se gjysmë shekulli që rrëzon një avion rus.
Fotografia e transmetuar nga kanali turk “NTV”, nuk dihet se nga kush është shkrepur, raporton “The Guardian”, përcjell Panorama.
“Për një ushtar rus që shfaqet me një flakë hedhëse apo diçka të ngjashme, ndërsa kalon me një luftanije ruse është një provokim”, tha ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, gazetarëve, sipas faqes së lajmeve “Hürriyet”. “Ky është provokim, kjo është një pasazh ngacmues”, tha Çavuşoğlu.
“Nëse ne e perceptojmë këtë një situatë kërcënuese, do të japim përgjigjen e nevojshme”, vijoi ai.