Turqia kërcënon Rusinë: Edhe durimi e ka një kufi!

Ministri i Jashtëm i Turqisë thotë se vendi i tij po frenohet për t’iu përgjigjur përpjekjeve ruse për të goditur Turqinë, pas rrëzimit prej saj të një avioni rus, por ai shton se durimi i vendit të tij e ka një kufi.

Mevlut Cavusoglu tha se Turqia dëshiron t’i lërë pas tensionet me Rusinë, por Moska po përdor çdo mundësi “për të goditur Turqinë”.

Rrëzimi i avionit ka çuar në pikën më të ulët që pas Luftës së Ftohtë, marrëdhëniet mes dy vendeve.

Rusia miratoi sanksione ekonomike ndaj Turqisë dhe e çoi në Këshillin e Sigurimit të OKB për debat, dërgimin e trupave turke në Irak.

Cavusoglu tha për televizionin NTV: “Nëse nuk u përgjigjemi gjithë atyre që ata kanë bërë deri më tani, kjo nuk ndodh sepse kemi frikë, apo për shkak të ndonjë psikologjie të fajit”. /Bota.al/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat