Përpara samitit të 1 janarit që do të mbahet në Vjenë për ti dhënë fund luftës së vazhdueshme civile në Siri për më shumë se 4 vjet, grupet opozitare të mbledhura në Arabinë Saudite, kanë marrë një vendim të rëndësishëm.
Pas samitit të organizuar në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, me pjesëmarrjen e 100 grupeve opozitare, është rënë dakord për krijimin e një komisioni për të negociuar me regjimin në mënyrë për të zgjidhur luftën civile në rrugë diplomatike.
ë komunikatën përfundimtare thuhet se qendra e komisionit do të jetë Riadi, dhe se për nisjen e procesit të tranzicionit komisioni do ta bëjë të ditur duke biseduar me regjimin.
Në deklaratë thuhej : “Në periudhën e tranzicionit, Esadi duhet të largohet nga pushteti”. Ndërsa Grupi më i madh opozitar Ahrar-ush Sham u tërhoq nga negociatat duke e cilësuar marrëveshjen si të pamjaftueshme.