Ia falën gjakun dhe lidhën krushqi

Dje, derisa Hoxha i Pajtimeve, Fatmir Latifaj nga Mitrovica, po e mbante një fjalim në një fshat të Drenicës, celulari i tij nuk ndalej së cingëruari, saqë u detyrua ta ndërpresë fjalimin dhe t’i përgjigjet thirrjes. Kur e mbaroi bisedën, i habitur i tha xhematit: “Këtë mund ta bëjë vetëm Allahu!”

Para disa ditësh hoxha Fatmir kishte pajtuar dy familje që kishin qenë në hasmëri. Pala dëmtuese, nga ngazëllimi i madh, kishte kërkuar nga pala e dëmtuar të lidhin krushqi, kurse këta të fundit kishin thirrur hoxhën për ta pyetur se çfarë të bënin, hoxha u kishte thënë atyre “bëjani përhajr”.

Lidhur me këtë ngjarje, hoxhë Latifaj tha: “Allahu edhe armiqtë mund t’i bëjë miq, por ne duhet ta kërkojmë kodin e zemrave të tyre.”/Shembulli/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat