Deputeti boshnjak në Kuvendin e Serbisë, Enis Imamoviq, reagon ndaj pritjes shtetërore që i është bërë gjeneralit të dënuarit nga Tribunali i Hagës, Vlladimir Llazareviq.
Në fjalimin e tij ai numëron krimet e Llazareviqit dhe të Serbisë të kryera në Kosovë.
“Çfarë duhet të presin shqiptarët dhe boshnjakët, pas shpenzimit të parave të qytetarëve për pritje të kriminelëve të luftës?”, tha ai, dhe i ndërpritet fjalimi, transmeton Telegrafi.
Imamoviqi edhe më herët në këtë Kuvend ka përmend vrasjet dhe dhunën që nuk zgjidhet në Serbië e keqbërësit që nuk ndëshkohen. Ndërsa, nuk harroi edhe kërcënimet e çetnikëve, “qenve të luftës”, të mercenarëve prorusë në Ukrainë, që po ia bënin Sanxhakut.
Ndër të tjera, vitin e kaluar ai kishte përmendur përmend edhe fashizmin serb, në Vojvodinën shumetnike , me sulmet ndaj pronës dhe jetëve të shqiptarëve.
Llazareviqi ka qenë i akuzuar bashkë me gjeneralët serbë Nebojsha Pavkoviq, Sreten Llukiq dhe Vllastimir Gjorgjeviq, për përgjegjësinë komanduese dhe për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova.
Ai ishte dënuar me 15 vjet burgim, mirëpo pas shqyrtimit të ankesës së tij dhe të avokatëve, dënimi i është zbutur për një vit.
Llazareviqi për të përditshmen serbe “Politika” ka thënë se “nuk e di përse i ka humbur 10 vite të çmuara të jetës së tij”.
Atij në Serbi i ishte organizuar pritje nga krerë të lartë të shtetit. /Telegrafi/
Deputeti boshnjak në Kuvendin e Serbisë, Enis Imamoviq, reagon ndaj pritjes shtetërore që i është bërë gjeneralit të dënuarit nga Tribunali i Hagës, Vlladimir Llazareviq. Dhe, numëron krimet e tij dhe të Serbisë të kryera në Kosovë. “Çfarë duhet të presin shqiptarët dhe boshnjakët, pas shpenzimit të parave të qytetarëve për pritje të kriminelëve të luftës?”, tha ai, dhe i ndërpritet fjalimi. DETAJET: http://telegra.fi/qlimVz
Posted by Telegrafi.com on Saturday, December 12, 2015