Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thurur lëvdata për kandidatin për president të SHBA-ve, Donald Trump, i cili së fundmi ka qenë në qendër të kritikave nga e gjithë bota lidhur me deklaratat e tij për të ndaluar myslimanët që të hyjnë në SHBA.
“Donald Trump është një njeri brilant dhe shumë i talentuar, si dhe i pamposhtur në garën për t’u bërë president”, ka thënë Putin në fjalimin e tij vjetor përpara rreth 1,400 gazetarëve rusë dhe të huaj, raportojnë mediet ruse, transmeton KosovaPress.
Ai tha se nuk jemi ne që ta gjykojmë këtë sepse janë qytetarët amerikanë që vendosin për këtë, mirëpo sipas tij ai është kandidati lider për president.
Putin tha se Rusia është e gatshme të bashkëpunoj dhe të zhvilloj marrëdhënie të mira me secilin president që zgjidhet në zgjedhjet e nëntorit në vitin 2016. /Telegrafi/