Deçani i thotë “Jo” faljes së tokave Manastirit të Deçanit

Sot në qendër të Deçanit, është mbajtur protesta me moton “Pronat janë tonat”.

Qytetarë të kësaj komune shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj pretendimeve pronësore të Manastirit të Deçanit, si dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës karshi pronave të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.

Fillimisht para të pranishmëve foli historiani Shkodran Imeraj, i cili në emër të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, paraqiti kërkesat e qytetarëve të kësaj komune.

Gjatë këtij tubimi u kërkua tërheqja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 3 dhjetor 2015.

Historianët po ashtu kërkuan që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës të miratojnë një ligj të veçantë dhe dy Ndërmarrjet publike “Apiko” dhe “Iliria” t`i shpallën asete komunale, transmeton Klan Kosova.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat