Erdogan tha se organizatat terroriste në rajon janë duke u financuar fshehurazi ose në mënyrë të hapur nga burimet e njëjta.
Presidenti tha se kjo çështje tani është kthyer në çështjen e mbijetesës së popujve të rajonit.
Ai u shpreh se është e qartë se myslimanët janë grupi në shënjestër dhe tha se "askush askënd më nuk mund të mashtrojë".
Lufta për pushtet nën pretekstin e DAESH-it, sipas Erdoğan, u kthye në një lojë tragjike.
"Çdo kush aktron. Gjithkush vrapon për të marrë një rol. Por njerëzit e vdekur janë një realitet. Foshnjat e vrara, fëmijë, gratë dhe të moshuarit janë një realitet. Realitet janë edhe shtëpitë e shkatërruara, shkollat, objektet historike. Kurse bombat që po hidhen janë për shkak të borxheve tjera", tha Erdoğan.
Duke e bërë të ditur se është e nevojshme që praninë e DAESH-it në Irak, Siri dhe vende tjera ta eliminojnë me shpejtësi Presidenti Erdogan foli kështu: “Fatkeqësisht jemi dëshmitarë se në vendin tonë si dhe në tërë botën islame kemi të tillë që i shërbejnë vullnetarisht kundër besimit, qytetërimit dhe ekzistencës së tyre. Duke u marr si pretekst organizatat terroriste si DAESH, të cilat me ligjërime, simbole islame janë duke zhvilluar luftën më të madhe kundër myslimanëve, janë duke u bërë goditjet e njëpasnjëshme kundër myslimanëve. Në Siri janë vrarë 400.000 njerëz të pafajshëm dhe se 12 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Disa prej atyre që paraqiten si myslimanë janë duke vazhduar me nxitjen e dhunës. Jemi duke kapërcyer nëpër një periudhë në të cilën jetohen zhvillime jetike nga aspekti i sigurisë së rajonit dhe popullit tonë”.
Presidenti i Turqisë thekson se "terrori nuk ka fe, komb, racë e as atdhe".
Erdoğan duke folur për situatën në juglindje të vendit tha se "Terrori është terror, ato janë të gjithë të këqija. Ne duhet ta nxjerrim nga loja organizatën terroriste separatiste pa patur aspak mëshirë. Këto përpjekje tona do të vazhdojnë. Ashtu siç organizata terroriste DAESH, e cila dhunën më të madhe e ushtron ndaj myslimanëve nën mbulojnë e veprimit në emër të islami, në vendin tonë ndodhet PKK-ja, ndërsa në jug PYD dhe YPG. Të gjitha këto janë të njëjta, nuk dallojnë nga njëra-tjetra. Terrori nuk ka fe, kombe, racë, atdhe. Terrori është terror, të gjitha janë të këqija".