Sllovenia i thotë JO martesave të gjinisë së njëjtë

Sllovenët kanë votuar kundër legalizimit të martesave të gjinisë së njëjtë, me 60 për qind e pjesëmarrësve në referendum që ishin për JO.

Sipas agjencisë së lajmeve sllovene STA, pas 90 për qind të votave të numruara, 63 për qind kanë votuar Kundër ndërsa 37 për qind ishin Pro. Ata kanë votuar në referendumin nëse shteti duhet të aprovojë ligjin që tashmë ka kaluar në parlament, që do t’i lejonte martesat e gjinisë së njëjtë.

Referendumi ishte siguruar pasi u mblodhën mbi 40 mijë nënshkrime, pas fushatës së organizuar nga grupi konservativ “Children Are At Stake”.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat