Një helikopter luftarak rus i llojit Mi-28N thuhet të jetë rrëzuar në qytetin Humus të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të Ministrisë ruse të Mbrojtjes theksohet se helikopteri rus është rrëzuar në Humus rreth orës 00.29, ndërsa trupat e dy pilotëve të vdekur janë dërguar në bazën ushtarake Himejmim që i përket Rusisë.
Lidhur me shkaqet e rrëzimit të helikopterit nuk janë dhënë informacione dhe sipas raportit të parë në vendngjarje nuk është zbuluar shenjë se fluturakja është qëlluar.