Predhat e shkrepura nga territori sirian kanë rënë këtë mëngjes në territorin e qytetit kufitar turk Kilis, ndërsa sipas informacioneve fillestare janë plagosur të paktën tetë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Predha e parë ra dhe shpërtheu në një zonë të pabanuar në afërsi të stacionit të autobusëve. Më pas ra edhe predha e dytë e cila goditi katin e parë të një ndërtese katër-katëshe në qendër të qytetit.
Nga shpërthimi janë shkatërruar edhe disa makina, kurse nxënësit nga qendra e mësimit të përkohshëm për refugjatët sirianë, e cila ndodhet përballë ndëtesës së goditur, u evakuuan.
Forcat turke të sigurisë kanë rritur në mënyrë shtesë masat e sigurisë në këtë qytet kufitar. Bëhet fjalë për qytetin që ndodhet në afërsi të kufirit dhe qytetit verior sirian A'zaza i cili është arenë e luftimeve të ashpra.
Në ditët e fundit kanë ndodhur disa incidente të ngjashme.