Ushtria izraelite arreston 26 palestinezë

Një organizatë joqeveritare ka informuar se ushtria e Izraelit ka arrestuar 26 palestinezë gjatë bastisjeve të kryera mbrëmë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).“Ushtria izraelite arrestoi 11 palestinezë pas bastisjeve të kryera mbi disa shtëpi në qytetin Salfit në Bregun Perëndimor”, deklaroi Qadora Faris, drejtuese e Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë.

“Nëntë palestinezë të tjerë u arrestuan në qytetet Ramallah, Betlehem dhe al-Khalil (Hebron)”, shtoi Faris. Ajo tha më tej se ushtria izraelite ka arrestuar edhe gjashtë palestinezë të tjerë në Jerusalemin Lindor të okupuar.

Ushtria e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor shpeshherë kryen fushata të zgjeruara të arrestimeve kundër palestinezeve “të kërkuar”. Ministria Palestineze për Çështje të të Burgosurve thotë se aktualisht janë mbi 7.000 palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat