Ni fjali idiote - Halil Matoshi e bën horë Atifete Jahjagën!

Analisti politik, Halil Matoshi ka reaguar ndaj një deklarate të ishpresidentes së vendit, Atifete Jahjaga.

Jahjaga  tha se gjatë kohës sa ishte kriza politike në vend, ajo kishte koordinuar arrestimin e 60 të dyshuarve për pjesëmarrje në luftën në Siri. Matoshi në një shënim në facebook e ka quajtur fjali idiote, ato që i ka thënë Jahjaga.

Shënimi i plotë i Matoshit:

Ni fjali idiote

“Në verën e vitin 2014 nën koordinimin tim, në kohën kur Kosova po kalonte nëpër krizë të thellë politike, organet e rendit dhe të drejtësisë kanë ndërmarrë operacionin më të madh për arrestimin e rreth 60 qytetarëve në nivel Kosove për pjesëmarrje në lufta të huaja dhe bashkangjitje organizatave terroriste”, ka shkruar Jahjaga.

Pos ne vendet diktatoriale askund ne demokraci ku pushtetet jane te ndame ni President/e shteti nuk koordinon arrestimet e qytetareve.

Kjo nuk asht pune presidentesh por policesh, hetuesish e prokuroresh oj Ti!

Qyre cfar analfabetsh funksional ngriten ne majat e pushtetit ne Kosoven tone te shtrenjte!???

Kjo Zoje, me gojen e vet po e deshmon sa vend i padrejte qe asht Kosova, me sistem te kapur e te dirigjuem drejtesie…

O Zot i madh cfare mjerimi shoqnor e degjenerimi mental – cfar zvarritjesh per me i dhane vetit fuqi e fame me qyke t’zorit!?
P.S.

Linguistet cinik kishin me thane: Fjali budallice!


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat