Policia izraelite qëllon për vdekje një grua palestineze

Policia izraelite vret një grua palestineze me pretendimin se "ka tentuar të qëllojë me thikë një polic" në një pikë kontrolli ushtarak në veri të Jerusalemit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Luba Samiri, zëdhënësja e policisë izraelite thuhet se "një grua palestineze e cila ka tentuar të kryejë sulm me thikë ndaj policisë në një pikë kontrolli në veri të Jerusalemit është vrarë si pasojë e hapjes së zjarrit nga forcat izraelite."

Ndër të tjera në deklaratë teksa nuk përmendet identiteti i gruas së vrarë palestineze, vihet në dukje se nga forcat e Izraelit nuk ka patur të vrarë apo të plagosur.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat