Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), ka njoftuar se të paktën 27 fëmijë kanë humbur jetën në sulmin me armë kimike të ndërmarrë dy ditë më parë në qytetin Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga UNICEF thuhet se në sulmin kimik në rajonin Han Shejhun, në qytetin Idlib, kanë humbur jetën të paktën 27 fëmijë.
Në deklaratën ku vihet theksi se janë plagosur edhe 546 persona duke përfshirë edhe fëmijë, shprehen shqetësimet se numri i personave që kanë humbur jetën mund të rritet.
Ndërsa drejtori rajonal i UNICEF-it, Geert Cappelaere, iu ka bërë thirrje të gjitha palëve që t'i japin fund sa më parë konflikteve dhe se nuk mund të lejohet më tepër vdekja e fëmijëve në Siri.
Regjimi i Asadit vendosi në objektiv duke sulmuar me bomba me përmbajtje të gazit kimik rajonin Han Shejhun, në qytetin Idlib të Sirisë, ku si pasojë e sulmeve humbën jetën më shumë se 100 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, si dhe u prekën nga substancat kimike 500 civilë.











































