Hoxhë Halil Kastrati takon jetimin 10 vjeçar nga Tetova (FOTO)

TV 21 në Maqedoni shfaqi disa pamje të një familje në kushte shumë të rënda sociale.

Ende pa u bërë dy ditë nga shfaqja e pamjeve të rënda të jetës së jetimit 10 vjeç nga Tetova, doli dikush që ia zgjati dorën. Hoxha Halil Kastrati nga Prizreni bashkë me shoqatën Jetimat e Ballkanit takuan sot këtë familje.

Ai shkroi në profilin e tij në facebook, se tashmë janë në bisedime me një kompani për të blerë një banesë për këtë familje dhe se nuk do të kthehet në shtëpi pa u vendosur kjo familje në banesë të re.

Vlen të përmendet se shoqata Jetimat e Ballkanit, në krye me hoxhën Halil Kastrati, vazhdimisht ndihmojnë nevojtarët duke u siguruar atyre strehim, ushqim dhe veshmbathje./Shembulli/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat