U ble banesa për Fetahun 10 vjeçar nga Tetova (FOTO)

Përmes një postimi në facebook, hoxhë Halil Kastrati nga Prizreni, ka njoftuar se kanë arritur ta blejnë banesën për Fetahun, jetimin 10 vjeçar, nga Tetova. 

Ai, më herët gjatë ditës, kishte njoftuar se gjendet në Tetovë dhe se po bëjnë përpjekje që të blejnë nje banesë për këtë familje. 

“Nuk kthehemi në Prizren pa i rehatu”, kishte shkruar Kastrati.

Disa orë më vonë, ai ka njoftuar se kanë arritur të blejnë banesën. 

“Banesa është blerë 43 mijë euro, është e re me 63 metra katrorë”, ka shkruar ai./Shembulli/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat