Pas tentativës për grusht shteti në Turqi, që ndodhi më 15 korrik të vitit të kaluar, Anadolu Agency (AA) përgatiti një video në formën e kronologjisë e cila shpjegon ngjarjet e natës së 15 korrikut, kur organizata terroriste FETÖ tentoi të kryej grusht shteti.
Në këtë video, e cila gjatë vitit të kaluar është shfaqur nëpër ekspozita të ndryshme informative në mbarë botën, janë radhitur ngjarjet më të rëndësishme në mënyrë kronologjike dhe sipas radhës duke u bazuar në orën që ato ndodhën.
Ndërsa, në fund të saj është një fjalim i presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i bërë një ditë më vonë përpara mijëra qytetarëve të Stambollit të mbledhur në rrugë dhe sheshe.